Ndalohen në Kakavijë 71 klandestinë nga Siria

Lajmi bwhet me dije nga Policia e Shtetit, sipas burimeve tw sw cilws, aksioni është realizuar rreth orës 19.00, nga njësi të Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Nepravishtë në luginën e lumit Drino, ku kanë bërë bllokimin e 71 shtetasve nga Siria, mes tyre 7 femra dhe 5 fëmijë.

Siç raportohet, klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek gjatë orëve të para të mëngjesit, me destinacion Malin e Zi.

Sakaq, po vijon puna për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinët dispononin leje qëndrimi të shtetit grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?