Ndalohen qeset plastike/Nisin kontrollet, Klosi: Gjoba deri në 1.5 milion lekë për subjektet

Nga 4 korriku, çdo subjekt që importon, prodhon apo tregton qese plastike të pariciklueshme, nën 35 mikron do të gjobitet nga 1 deri në 1.5 milion lekë.

Ministria e Mjedisit u ka bërë edhe një herë apel subjekteve që të marrin masa për të mos qarkulluar më qese plastike të dëmshme për mjedisin, ndërsa rreth 70 kompani që në QKR kanë të regjistruar fjalën plastikë, do të jenë në sitën e kontrollit nga institucionet kompetente.

Ndërsa, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga java e ardhshme do të nisë kontrollet intensive në terren duke u përqendruar më së shumti tek tatimpaguesit që janë prodhuesit kryesor të këtyre qeseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me inspektorët dhe monitoruesit për zbatimin e masave të marra në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?