Ndalohet 61-vjeçari në Tiranë, përndiqte e ngacmonte seksualisht një femër. Policia jep detaje

Një burrë 61-vjeçar është ndaluar nga policia, me akuzën e përndjekjes dhe të ngacmimit seksual të nje shtetaseje.

Sipas policisë se Tiranës, që bën me dije lajmin, është ndaluar shtetasi D. D., 61 vjeç.

“Dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase”- njofton policia.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit D. D., 61 vjeç, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

SHKARKO APP