Ndalohet biznesmeni Kajolli, përfshihet në sherr pasi theu arrestin shtëpiak

Fatmir Kajolli thyen arrestin shtëpiak dhe madje përfshihet në një sherr, duke përfunduar sërish në pranga. Sipas njoftimit zyrtar, biznesmeni Kajolli ra në prangat e policisë, pasi 47 vjeçari  u ndalua  jashtë shtëpisë së tij duke shkelur kështu vendimin e gjykatës, që i kishte dhënë masën “arrest shtëpie”.

Mësohet se një natë më parë Kajolli ka goditur për motive të dobëta një shtetas me inicialet A L.

Kjo ngjarje ndodhi në fshatin Daullas në një pikë karburanti në pronësi të Kajollit.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni ishte lënë në arrest shtëpie pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ numër 57 në Fier, gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai akuzohet për ushtrim dhune ndaj një numëruesi të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?