Ndarja nga jeta e Abazit, Kryemadhi: Nuk mundem… është e vështirë

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme, e një ndër themeluesve të LSI-së, Luzhiana Abazi, njëkohësisht një nga mjeket më të mira në vend, është e vështirë për tu pranuar. Këtë e lexon edhe në mesazhin e ndjerë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila e ka të pamundur për të shkruar për mikeshën e saj.

Për Luzhin, siç e thërriste, ”mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira”.

Mes rreshtave në statusin e ndjerë në facebook, Kryemadhi shkruan më tej se: ”Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem, por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?