Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani.
“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në çdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President.
Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”- shkruan Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

