Ndarja nga jeta e Marko Bellos, Balla: Shpresuam çdo moment se do t’ia dilte. Ishte një njeri i fortë e plot energji
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PS, Marko Bello.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla i shpreh ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të dashur.
Balla shprehet gjithashtu se gjatë këtyre javëve beteje, shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji.
“Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Balla.
Postimi i plotë:
Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur.
U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello!