Ndarja nga jeta e Thimio Kondit, Etilda Gjonaj: Trishtim për humbjen e parakohshme të juristit të shquar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Thimio Kondit, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.

“Trishtim dhe pikëllim për humbjen e parakohshme të juristit të shquar, ish-Ministrit të Drejtësisë dhe ish Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi. Sot përjetojmë humbjen e thellë për një personalitetet më të spikatura të drejtësisë, një jurist me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në jurisprudencën shqiptare.

Humbja e ish-Ministrit Kondi sjell një boshllëk të pallogaritshëm tek kolegët, miqtë dhe të njohurit, por mbi të gjitha tek familja e tij, të cilës i drejtoj respektin tim të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera” shkruan ajo. Kondi ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?