Ndërhyrja e Janulloatos për kaosin në Kakavijë, Majko: Paçka moshës së vjetër u angazhua

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar ndërhyrjen e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos për zgjidhjen e krizës në Kakavijë. Në një intervistë për “News24”, Majko u shpreh se e falenderon Janullatosin për angazhimin, për shkak të moshës së vjetër, ndërsa thekson se nuk ka rëndësi se pse u zgjodh Kryepeshkopi.

Ai shtoi se në kriza të tilla, duhen falenderuar të gjithë aktorët. ”Sinqerisht nuk mendoj se nuk ka rëndësi. Mendoj se ka rëndësi që iu drejtuam të gjithë aktorëve. Detajet janë te tëprta. Do ta falenderoj Janullatosin, sepse ndërhyri menjëherë. Një njeri pavarësisht moshës së vjetër u angazhua”.

Sipas ministrit të Diasporës, këto çështje nuk zgjidhen me urdhëra dhe ishte marrëdhënia njerëzore, ajo që i dha fund krizës. ”Mund të bëhej edhe më shpejt. Situata ishte me një precepitim të pakonceptuar. Për kryepeshkopin kam falenderimet më të veçanta për shkak të moshës. Kjo situatë ishte e pazakonte dhe kërkonte ndërtimin e mekanizmave që kishin një distancë nga mekanizmat e diplomacisë”.

SHKARKO APP