Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve shpëton banesën në Tiranë (VIDEO)

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve shpëton banesën në Tiranë. Veliaj: Janë heronj të vërtetë

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! Shpeton shtepia tek rr. “Jordan Misja” fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?