Nderim shqiptarit viktimë nga Covid-19 në Romë, ulet flamuri në gjysmë shtizë

Pandemia e Covid 19 ka shkaktuar viktimën e parë shqiptare në Romë, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 djemve e bashkëshort, ishte njeri i nderuar e mjaft i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Romë.

Prej shumë vitesh ai punonte pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë.

61-vjeçari Adrian Kazazi në janar të këtij viti u vlerësua nga FAO me medaljen për 25 vjet punë në këtë Institucion.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Qu Dongyu në profilin zyrtar të FAO ka shkruar “se me dhimbje të madhe mori lajmin e ndarjes nga jeta të mikut e kolegut Adrian Kazazi, 25 vjet dedikuar FAO. Një ditë e trishtë për punonjësit e këtij institucioni, Do të na mungoj shumë.”

Edhe zëvendës ministrja e jashtme Italiane Emanuela De Re ka nderuar kujtimin e shqiptarit viktimë nga COVID 19 në Romë me fjalët “shpreh ngushëllimet e thella familjes për humbjen e Adrian Kazazi, punonjës i FAO që ndërroj jetë për shkak të koronavirus. Më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë së bashku Itali”.

Gjatë ditës së djeshme në selinë e Fao në Romë flamuri i këtij Institucioni u ngrit në gjysmë shtizë.

SHKARKO APP