“Ndërkombëtarët i kanë dhënë gjithë besimin një bande hajdutësh”, Minxhozi: Nuk mund t’ju japësh kaq përgjegjësi Ramës e Ahmetajt
Analisti politik Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ndërkombëtarët i kanë dhënë kësaj qeveria një besim shumë të madh.
Minxhozi deklaroi se të huajt i kanë dhënë praktikisht besimin një bande hajdutësh. Ai shtoi se dihet reputacioni që gëzon Rama e Ahmetaj, duke shtuar se këtyre personazheve nuk mund t’iu japësh besim të tillë përmasave.
“Qeveria e sotme, besoj se përpos qeverisë së Berishës më 1992, është qeveria më e përkrahur nga ndërkombëtarët. Pse? Sepse mbron Edi Ramën për zgjedhjet lokale, u bënë mburojë për futjen e opozitarëve të rinj, u bënë mburojë për të mbrojtur një proces zgjedhjesh, ku kryebashkiakët thuajse janë të gjithë të PS.
Të huajt gjithmonë kanë kërkuar një palë në Shqipëri për të bërë biznes ta themi. Unë mendoj se lënia bosh njëra pjesë e fushës nga njëra palë është një autogol, sepse ia ka kaluar gjithë pushtetin maxhorancës. Reputacioni i Ramës dhe Ahmetajt dihet. Një bande hajdutësh të tillë a mund t’iu japësh kaq përgjegjësi? Nuk mund të japësh kaq besim kësaj qeverisjeje?”, deklaroi Minxhozi.