Ndërkombëtarët thirrje për dialog, Berisha: Tymi në Kuvend ylber për opozitën, katran për Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë të mërkurë në konferencën me gazetarët, edhe thirrjen e ndërkombëtarëve për dialog me maxhorancën, duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend. Berisha tha se opozita nuk po kërkon gjë ekstra, por vetëm që të zbatohet Kushtetuta.
”Ju e patë një reaksion i jashtëzakonshëm ishte. E patë se si ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore, për të vërtetën e opozitës dhe në një blozë për Ramën dhe Lindën e tij në Parlament.
Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë lajm. E pakonceptueshme që të mohosh në të drejtë kushtetuese deputetëve.
Çfarë negociatash të zbatohen? Po kërkojmë gjë ekstra? Vetëm kushtetutën! Ne kërkojmë normalizim të jetës parlamentare, nuk ka nevojë për negociata, por të shpallet vendimi që opozita nuk mund t’i preket përfaqësuesi që përcakton”, tha ai.