Nderohen dy policët që humbën jetën në krye të detyrës

Sot u zhvilluan ceremoni përkujtimore në Rrëshen dhe Lezhë për të nderuar dy punonjës të Policisë, Fran Kaçorri dhe Bardhok Marku, të cilët ranë në krye të detyrës, duke lënë pas një shembull sakrifice dhe përkushtimi ndaj qytetarëve.

Në Rrëshen, në 20-vjetorin e rënies së Kaçorrit, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, familjarët, kolegët e punonjës të Policisë nga Drejtoria Vendore Lezhë dhe Komisariati i Mirditës morën pjesë në ceremoni. Në shenjë respekti u vendosën kurora me lule për kujtimin e tij. Fran Kaçorri humbi jetën më 8 shkurt 2006, duke dhënë jetën për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, në Lezhë u organizua ceremonia për 28-vjetorin e rënies së Bardhok Markut, gjithashtu “Dëshmor i Atdheut”. Në ambientet e Komisariatit të Policisë morën pjesë familjarët, kolegët dhe punonjës të Drejtorisë Vendore Lezhë. Bardhok Marku ra në krye të detyrës më 8 shkurt 1998, duke dhënë jetën për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy rastet shërbejnë si një kujtesë e rëndësishme e përkushtimit dhe sakrificës së punonjësve të Policisë në shërbim të komunitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?