Ndërpreu sfidën në Karaburun, pas 28 orësh not nga Otranto, Eva Buzo dërgohet në spitalin e Vlorës
Atletja shqiptare, Eva Buzo, që ndërpreu në Karburun sfidën e saj të guximshme për tu kthyer me not nga Otranto në Vlorë është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë rrugëtimit sfidues.
Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme edhe me të folurin nga kripa e tepërt. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, e për rrjedhojë Eva ka ndërprerë sfidën e guximshme.
35-vjeçarja është dërguar në reaminacion, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mjeku Edmond Breshani, njëherazi dhe shef i Reminacionit në spitalin e Vlorës ka treguar si paraqitet aktualisht gjendja e Buzos, duke theksuar se ndihet e lodhur.
“Notarja sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka dal nga deti. Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur dhe me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme. Erdhi me dridhje nga ftohti dhe lodhja, edhe nga metabolizmi. Duhet rreth 4 orë që të shohim se si do vazhdojë. Në momentet e para ishte në gjendje lodhje, nuk është se kishte ndonjë problem të madh. Tentoi dhe të flasë, por nuk donim ta lodhnim”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

