Ndërpritet sërish seanca, Ruçi paralajmëron deputetin: S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua (Video)

Seanca parlamentare është ndërprerë për të dytën herë për 5 minuta pushim pas debateve në sallë mes deputetëve të opozitës së re dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën në foltore, deputeti Halit Valteri është çuar më këmbë dhe i është afruar foltores për të mos lejuar ministrin të flasë po menjëherë janë afruar dhe punonjësit e sigurisë. Ruçi i ka tërhequr disa herë vëmendje duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca. Pas debateve ka vendosur 5 minuta pushim.

Lleshaj: S’e mbyll ti fjalën time.

Ruçi: Deputeti Valteri ulu, mos krijo…Fjalën do ta jap ta marrësh sa të duash. Kur të vijë radha. ulu, të tërheq vëmendjen për krijim…

Valteri: Nuk ulem jo.

Ruçi: Po të paralajmëroj, po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës. Halit mos bëj të fortin se do përjashtohesh nga seanca. Unë po të paralajmëroj po bëre 2 minutëshin do përjashtohesh nga seanca. S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua. Të kam paralajmëruar 3 herë deri tani. Ulu! Ti s’ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca. Ulu të thashë. Fjala nuk merret, jepet. Ulur se do të komunikoj vendimin të thashë.

(Çohet dhe Murrizi)

Ruçi: Uluni poshtë, ule deputetin se do të jap 5 minuta pushim. Ministri i është dhënë fjala. Të mbarojë fjalën dhe pastaj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër në gojë.

“S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua”, deputetët e opozitës parlamentare debat me Ruçin

SHKARKO APP