Ndërpritet verifikimi për gjyqtarin Besnik Imeraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka ndërperë procesin e Vettingut për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që dha dorëheqjen, Besnik Imerja.
“Trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj”,- thuhet në njoftimin e KPK.
KOHA JONË SONDAZH

