Ndërrojnë jetë në një aksident modelja shqiptare dhe partneri i saj

Një modele 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka mbetur e vdekur pasi motori me të cilin ajo po udhëtonte me partnerin e saj është përplasur me një makinë të tipit Mercedes.

Ngjarja ka ndodhur në Itali në Romë, ku motori tip Piaggio Liberty 125 i drejtuar partneri saj i saj,  është aksidentuar duke bërë që të dy të ndërronin jetë.

31-vjeçarja Stella Vasilika Kerxhalli me origjinë nga Shqipëria prej vitesh jetonte në Romë, ndërsa partneri i saj Christian Milo ishte një fotograf ndërkombëtar në botën e modës.

Kerxhalli humbi jetën rrugës për në spital duke mos u bërë dot ballë plagëve të marra, ndërsa 34-vjeçari mësohet nga mediat italiane se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ata ishin njohur 7 vite më parë në një set fotografik, kur në atë kohë Stella ishte modele. Ndërsa Christian, shkruajnë mediat italiane ishte në kulmin e karrierës së tij dhe kishte arritur të kishte bashkëpunime edhe me marka të njohura.

Së bashku me partneren e tij Stella, ata kishin hapur një studio fotografie.

SHKARKO APP