Ndërron jetë 43-vjeçarja me Covid-19 tek Infektivi, pronare e një farmacie në Fushë Krujë
Aktualitet E Premte, 24 Korrik 2020 09:26
Një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën një 43-vjeçare nga Durrësi.
Mësohet se viktima ishte farmaciste, dhe kishte pasur një farmaci në Fushë-Krujë. Ajo ishte shtruar në spital prej disa ditësh, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë virusin e rëndë.