Ndërron jetë 77-vjeçari, njihej si “manjaku i qytetit Studenti”
Një 77-vjeçar i burgosur, i cilësuar nga mediat si “manjaku i qytetit Studenti” ka humbur jetën në spital një ditë më parë.
“Në QSUT ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi (i dënuari) S.D. 77 vjeç, banues në Vlorë, i shtruar në spitalin e Burgut Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, ndërkohë pritet akti i ekspertimit të Mjekësisë Ligjore. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njoftoi policia.
77-vjeçari u arrestua në Prill të vitit 2015, pas një denoncimi për veprime të turpshme nga një studente. Përballë godinës 23, në Qytetin Studenti, ai ka kryer veprime të turpshme me shtetasen S.S, 22 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

