Ndërron jetë “bilbili” i muzikës popullore shkodrane

Shyqyri Alushi “bilbili” i muzikës popullore shkodrane dhe artisti i merituar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 84 vjeçare.

Prej ditësh ishte i shtruar në spital, ku merrte dhe trajtim për shkak se vuante nga ishemija dhe vetëm mbrëmjen e djeshme kanë qenë familjarët ata që kanë bërë publik lajmin e hidhur.

Familjarët prej kohësh janë shprehur se po i blinin medikamentet me lekët e tyre sepse pensioni i tij prej 170 mijë lekësh të vjetra nuk mund ta përballonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali i ikonës së shquar për kontributin e dhënë në fushën e artit ishte shprehur se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të lihet Shyqyri Alushi me këtë pension është turp.”
Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?