Ndërron jetë gazetari Agron Bala

Gazetari i njohur Agron Bala ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Balaj vdiq në një spital të Italisë. Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ’90.

Ai ka punuar në disa radio e televizione. Përvoja e tij më e gjatë ka qenë në Radio Televizionin Shqiptar, ndërkohë që ka dhënë kontribut edhe si pedagog në Universitetin e Tiranës.

SHKARKO APP