Ndërron jetë gazetari në moshën 67-vjeçare

Gazetari dhe shkrimtari Vasil Tabaku ka ndërruar jetë. Tabaku, i cili lindi në Mallakastër ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fillimisht ai punoi si mësues në Ninësh të Mallakastrës dhe më pas drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.

Nga vitet 1986-1987 punoi si gazetar në gazetën “Dita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Kurse nga vitet 1993-1998 punon si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar. Në vitin 2001 u bë kryeredaktor i gazetës “Tirana Demokratike”.

Tabaku është autor edhe i i 25 dokumentarëve televizivë dhe i qindra emisioneve televizive dhe radiofonike, por është edhe autor i disa shkrimeve.

E ditur bëhet se së fundmi ai ishte shpallur edhe Qytetar nderi i Mallakastres.

SHKARKO APP