Ndërron jetë këngëtari Doktor Flori

Sipas mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, “Doktor Flori” ka mbërritur i pajetë në urgjencë dhe nuk ka patur asnjë mundësi për t’i dhënë atij ndihmën e parë.

Pritet qe Mjekësia Ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut. Florian Kondi, 35 vjeç, ishte babai i dy fëmijë dhe në rininë e tij ka qenë pjesë e grupit “West Side Family”. Ai ka marrë pjesë në disa festivale. Dr Flori është dhe kompozitor por autori i  shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën “Jam ti”. Muzika: Dr.Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr.Flori ft. Fabi, Teksti: Dr.Flori ft. Fabi.

Mjeku: Dr. Flori erdhi pa jetë në spital

Paraditen e së hënës një telefonatë që kërkonte ndihmë mbërriti në numrin e Urgjencës. Shtëpia e të sëmurit ishte prapa godinës së Urgjencës pranë Lulishte 1 Maji në Tiranë. Mjeku që shkoi i pari në apartamentin e Florian Kondit tregon për se gjendja në të cilën e kishte gjetur këngëtarin Dr. Flori ishte tejet e rënduar: “Nuk i rrihte zemra, nuk kishte puls”, – tregon mjeku i urgjencës i cili në momentet e para i gjendur përpara trupit, i injektoi adrenalinë. Më pas autoambulanca e ka dërguar menjëherë në QSUT nga ku është mësuar se këngëtari 35-vjeçar kishte ndërruar jetë. Nuk janë të qarta arsyet e kësaj ngjarje deri në momentin që ekspertiza të thotë fjalën e saj.

Pastori i Dr. Florit: Urgjenca 5 minuta larg, ambulanca nuk erdhi në kohë

Pastori i kishës ku Dr. Flori shkonte çdo të diel, Fitor Muça, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se kishte qenë në minutat e fundit të jetës së këngëtarit. Ai tha se është telefonuar nga bashkëshortja e këngëtarit dhe sapo ka mbërritur në shtëpi ka gjetur Albanin, vëllain e Dr. Florit. “Sapo mbërrita pashë që u qetësua, pasaj u bë pak më keq dhe gjendja u bë e papërballueshme.”

Pastori, mik i Dr. Florit ka zbuluar edhe një tjetër fakt të rëndë që është vonesa e ambulancës. “E kishin marrë urgjencën në telefon, por ajo nuk po vinte megjithëse klinika është vetëm 5 minuta larg në këmbë. Ata thoshin vetëm që nuk kemi ambulancë për momentin pasi është diku tjetër. Bashkëshortja e tij, ka marrë djalin në dorë dhe ka shkuar tek ambulanca e lagjes ku i kanë thënë që ta sjellin familjarët në urgjencë. Por kjo ishte e pamundur pasi Flori ishte shumë i rëndë.”

 

Pastori tha se gjithçka mbaroi rreth orës 10.05 ndërsa kur mbërritën mjekët gjithçka kishte mbaruar. “Si ka mundësi që t’i thuhet një nëne të re me një fëmijë në krah silleni këtu të sëmurin, kur mjekët mund të shkonin në këmbë për të ndihmuar një njeri”,- tha pastori Muça. Ai shtoi se në dijeninë e tij, Dr. Flori kishte kohë që e kishte lënë atë rrugë pasi para pak kohësh dhuroi gjak. Ai kërkoi gjithashtu që mos publikohen lajme të pakonfirmuara për jetën e tij.

Ditët e fundit të Dr Florit. A e paramendoi vdekjen e tij?

Mësohet se shkaqet që mund ta kenë shpënë drejt vdekjes Dr Florin (foto me vajzen Kaltrinen),  kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive. Nga njerëz të tij afërm mësohet se këngëtari i njohur ishte shumë keq në javët e fundit. Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur,  për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura. Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij  Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.

Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta m

ungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.

Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.

 Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllanë, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme.  Por  përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait.  Nuk ka vlejtur fare vajtja e tij në ambulance e as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka ndërruar jetë  ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari pati deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundë droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”. Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikulloi, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo realizoi dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?

Dr. Flori: Droga të mund, nuk e kontrollon dot 

Teksa spekullohet se Doktori Flori mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e overdozës, lapsi.al sjell intervistën e tij të fundit ku ai flet për drogën. Këtë intervistë ai e ka dhënë pas publikimit të këngës “Mos pi mall, bëj palestër”, një bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Një rrëfim që e bëri për emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit, më 27 qershor 2014. “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundi droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë” –shprehej ai në këtë emision teksa fliste për këngën dhe mesazhin që dy këngëtarët synonin të përçonin përmes saj. Ngacmimin e Çanit se “ju keni qenë dikur mallistë dhe tani s’jeni më”, Doktor Flori do ta linte pa përgjigjje

Kush ishte Doktor Flori

Vdekja e tij e papritur e Florian Kondit, të njohur si Dr.Flori, ka shkaktuar shumë keqardhje. Kjo, jo vetëm pse ai ishte shumë i ri, por edhe për faktin se Flori ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin Ëest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, të cilët u bënë anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.

Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.

Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, “Zjarr e Ftohtë”, i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”. Kohët e fundit Doktor Flori shfaqej shpesh me Ermal Mamaqin, me të cilin pati disa bashkëpunime. Madje, ai deklaronte se kishte hequr dorë nga të gjithë veset, pasi me Ermalin shkonte në një kishë ungjillore dhe ishte bërë besimtar i devotshëm./b.l

Ja disa nga hitet e Dr.Florit:

2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)

2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)

2011 – Ca na ke

2011 – S’ma ndjen

2011 – Bota nuk është bardhë e zi

2011 – Personale

2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)

2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)

2012 – Ka kalle (feat. Noga)

2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)

2012 – Jam ti! (feat. Fabi)

2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)

Kolegët e Dr. Florit: Jemi të shokuar 

Artistë të shumtë por edhe njerëz të medias  nuk po e besojnë ende lajmin se Dr. Flori është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.  Ikja e tij e parakohshme dhe në një moshë të re ka tronditur kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit.  Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje  për vdekjen e këngëtarit, shkaqet e vdekjes së të cilit nuk janë të konfirmuara zyrtarish por dyshohet për atak kardiak dhe overdose. DR. Flori ka qenë i njohur për këngët e tij me mesazh sociale por edhe politike. Kënga e tij e fundit që shkaktoi zhurmë ishte ajo “Zemërthyer”, e cila u krijua pasi Edi Rama dhe Ilir meta konfirmuan koalicionin për zgjedhjet e 2013-ës. Pak minuta pas konfirmimit të lajmit kolegët kanë shprehur ngushëllimet por edhe dhimbjen për vdekjen e parakohshme të DR. Florit. Stefi Priti shkruan se është shumë i shokuar nga kjo ikje e parakohshme, pasi gjatë javës kanë qenë duke bërë prova për të performuar në Crazy Calvin.

Ja disa nga statuset e miqve të tij në rrjetet sociale;

Flori Mumajesi: Dr. Flori, s’mund të them dot lamtumirë!

Flori Mumajesi, ka postuar një ngushëllim prekës për vdekjen e mikut të tij Dr.Flori në rrjetet sociale. Ja çka i shkruan ai mikut të tij: “Me duket si enderr, si ajo kenga e pare qe kenduam bashke kur nisem te enderronim.E di qe askush nga ne nuk eshte i perjetshem por ti u largove shume shpejt, qofsh ne paqe por nuk mundem dot te them Lamtumire, nuk mundem dot Flor sepse shpirtin tend na a e ke lene ne cdo varg qe ke shkruar, ne cdo kenge qe ke kenduar te cilat do tingellojne perjetesisht plote jete”.Elton Deda: “Nuk di ç’të them vërtet…di të them vetëm që jeta është gënjeshtër. Një artist, një baba, një njeri…. Artisti jeton për të lënë një gjurmë, babai për të lënë pasardhës dhe njeriu për të bërë gjëra të mira. Besoj se i ke realizuar të gjitha miku im. Do donim të të kishim për shumë kohë mes nesh, por fluturove shpejt. U prehsh në paqe Flor”.

Stefi Prifti: ”E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!”

Aurela Gaçe: “Kam dhimbje e trishtim per ty miku im i shtrenjte. Nuk gjej dot fjale. Di qe te doja shume si djale e si artist. Nje nga te paktet te vertete. Nga te paktet qe kisha lidhje speciale shpirterore. Nuk e besoj akoma qe ti nuk je me”.Rozana Radi: “Jam e shokuar.Keto humbje jane te tmerreshme.Shume e padrejt!

Rezarta Shkurta: “Jam e shokuar! U prefsh ne paqe miku im”

Julian Deda: “Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike keshtu??? O Zot merre ne mbreterine tende kete zemer artisti. Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi “LAMTUMIRE”, me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe…!”

Sidrit Bejleri:  “Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!

Eneda Tarifa:  “Te prehesh ne paqe o mik ! Po nuk e bere mire….”

Orgesa Zaimi: “Ky lajm i hidhur tronditi gjithe boten tone artistike, vdekja e papritur e nje artisti dhe super djali si Flori te le pa fjale dhe te ben te kuptosh qe vdekja na prek te gjitheve pa njoftim. Ngushellim i madh per familjen dhe femijet e tij u rritshin te lumtur edhe pse pa baba. Lamtumire Flori …”

Aktori Florian Binaj
“Shumë keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të doktor Florit…Ngushëllime familjes dhe miqve.U prefsh në paqe shok”.

Vdekja e Dr. Florit, Landi i “West Side Family”: Një dhimbje ferri mbi tokë

Landi Hysi, një nga anëtarët e grupit “West Side Family”, grup që i takonte edhe Doktor Flori, ka rrëfyer për këtë grup ditën që ndërroi jetë Doktor Flori. Ai në një postim në facebook thotë se grupi nuk ishte ndarë, thjesht ishte në pushim.

Lexojeni të plotë postimin:

“VAZHDIMISHT ME PYESNIN:

– A U NDA GRUPI WEST SIDE FAMILY?

– KUR DO RIKTHEHENI?

– PRA, U RIBASHKUAT…

GJITHMONE BUZEQESHJA E U THOSHA:  JU FALENDEROJ PER INTERESIMIN DHE DASHAMIRESINE E TREGUAR, POR LAVDI ZOTIT TE TRE CUNAT JANE MIRE ME SHENDET E PER RRJEDHOJE S’KA NDARJE, THJESHT GRUPI KA QENE “ME PUSHIME”.

ME IKU (FIZIKISHT) DR. FLORI! ASGJE E ASKUSH E ASKUSH E ASGJE NUK M’A RIKTHEN!!! NJE DHIMBJE E TIPIT FERRI MBI TOKE, POR QE LLAFET NUK DO MJAFTOJNE PER T’JU SPJEGUAR!!! TE LUTEM ZOT T’A MARRESH PRANE TEJE E U PREHSH NE PAQE O DR. FLORI!!!

VAJTOJ PA FUND NE HESHTJE… SIGURISHT FLOR, KJO QE BERE SOT ESHTE E VETMJA “KENGE” E JOTJA QE NUK ME PELQEN, POR ATO QE TI BERE NE JETE, DO TE OSHETIJNE MBI TOKE…

LANDI I WEST SIDE FAMILY

P. S. LULET MUND T’I SILLNI NE DT. 18 NENTOR ORA 11:00 NE KOMBINAT”

SHKARKO APP