Ndërron jetë kreu i INSTAT, Gjergji Filipi

 

Humb jetën Gjergji Filipi.  I vendosur që prej tetorit 2013, në krye të Institutit të Statistikave Gjergji Filipi mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën kishte shkuar të mjekohej dhe në Greqi

Gazetarja Sonila Meço përmes një postimi në facebook jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta dhe ngushëllimet

gjergji filipi

Kush ishte Gjergji Filipi

Që prej 24 tetorit 2013 drejtoi Institutin e Statistikave. Prej janarit 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AGENDA. Konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore (Washington DC, Tiranë, Prishtine); UNDP; IOM, ILO, Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian, etj. Koordinator politikash në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Integrimit Europian; Specialist për paktin e stabilitetit dhe bashkëpunimin ekonomik pranë Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë; Anëtar përfaqësues i Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë në Ekipin Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me BE.

SHKARKO APP