Ndërron jetë mjekja shqiptare në Gjermani, shkrimet prekëse për humbjen e parakohshme

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg ka dhënë lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, por nuk jep detaje për arsyen e vdekjes.

Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike. Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Degëve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko”, shkruhet në postimin e Federatës në Facebook.

Edhe në profilin e saj, Aurora Dollenberg i ka dedikuar shkrimin prekës, pas të cilit kanë vijuar komentet për humbjen e saj.

Dr. Eni Doko, një Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lëne familjes një humbje të pamasë dhe Ne si Koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë. Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruan Dollenberg.

Edhe persona të tjerë i shprehin ngushëllime familjes, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë i mori jetën në moshë të re.

SHKARKO APP