Ndërron jetë mjeshtri i reportazhit në gazetari, NIKOLLA SPATHARI

Nga Musa Kurtulaj-
Ka ndërruar jete ditën e sotme ne Durrës, Nikolla Spathari , i moshës 83 vjeç, një nder publicistët dhe shkrimtaret e njohur te rajonit te Shkodres. Nikolla Spathari është nga fshati Goraj i Katundit te Kastratit te Malësisë se Madhe. U shkollua për mësuesi e respekvisht për lenden e matematikes dhe u angazhua ne arsim nga vitet ’60 te shekullit te kaluar dhe deri ne vitet 2000, kur dhe doli ne pension. Ne te njejten kohe, krahas mësuesisë, Spathari iu përkushtua edhe gazetarisë duke shkruar ne te gjitha gazetat e kohës. Ne veçanti ai u shqua për shkrimin e reportazhit ku nuk mund te mos pohoi se, mjeshtëria e tij e te shkruarit te kesaj gjinie te bukur te gazetarisë, e rendite atë me penat publicistike me te ndritura shqiptare qe u janë përkushtuar reportazheve ! Kujtojmë se reportazhi, qe fatkeqësisht prej shume viteve nuk ekziston në faqet e shtypit shqiptar, është nder gjinitë me te vështira te gazetarisë se shkruar por ne te njëjtën kohe me bukura dhe me e lexuara ! Gazetare ka shume e shume, por mjeshtra te shkruarit te reportazheve ka pak, fare pak ! Nikolla Spathari ishte njeri prej mjeshtrave te reportazhit, prandaj dhe ne historinë e gazetarisë shqiptare emrin e tij renditet dinjitetshem ! Përveç si publicist, talenti i Nikolla Spatharit spikati edhe ne shkrimin e poezive, tregimeve, eseve, romanit, letersise dokumentare e tjerë, me se paku 15 libra te botuar ! Ajo qe nuk mund te mos theksohet ne gjithë ketë korpus te krijimtarisë se tij, është se burim frymëzimi i pashterur për te ishte Malësia e Madhe me historinë, traditat, kulturën e zakonet e saj ! Vitet e shkollimit si dhe te ndërrimit te vendbanimit qe herët ne Shkodër dhe pas viteve 2000 ne Durrës, nuk munden për asnjë moment ta shkëpusnin atë nga Malësia e Madhe ! Nikolla Spathari nga viti 1991 e për shume vite ne vijim, do te jepte një kontribut te spikatur edhe për çështjen kombëtare si bashkëthemelues i “Shoqatës Atdhetare Kulturore Kosova” me qendër ne Shkodër, dhe si kryeredaktor i gazetës “Besa” te kesaj shoqate ! Është vlerësuar me dhjetëra çmime kontributesh, ne nivel lokal, kombëtar dhe nga diaspora. Ai ishte i zgjedhur ne te gjitha forumet e shkrimtareve dhe artisteve te Shqipërisë si dhe atyre te gazetareve, dhe kishte shoqëri e miqësi me personalitetet me te spikatura te letrave shqipe ne Shqipëri dhe Kosove. Vitet e fundit ka qene edhe Kryetar i Shoqatës se Shkrimtareve te Durrësit, qytetin ku u respektua shume dhe fitoi admirimin e qytetareve durrsake ! Nikolla Spathari, edhe pse ne disa raste para viteve 1990 u kufizua ne aktivitetin e tij për arsye politike, diti gjithnjë qe ti kapërcejë pengesat duke mos u shtirur dhe duke ruajtur me se miri dinjitetin qytetar dhe profesional. Nikolla Spathari, nga ne qe e njohëm dhe bashkëpunuam, do te kujtohet gjithnjë ! Ai e meriton kujtimin !
Në foto: Nikolla Spathari me Dritero Agollin

SHKARKO APP