Ndërron jetë në burg ish-drejtori i Emergjencave Civile, i dënuar për korrupsion

 

Ish-drejtori i Emergjencave Civile të Lushnjës, i arrestuar në nëntor për korrupsion ka ndërruar jetë në Burgun e Rrogozhinës pas një ataku kardiak.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përmes një njoftimi për shtyp.

Shtembari, sipas njoftimit, nuk është ndjerë mirë rreth orës 16:40 dhe është dërguar menjëherë në qendrën shëndetësorë të burgut ku ka ndërruar jetë 20 minuta më pas.

Ai vuante prej kohësh nga tensioni, nga i cili trajtohej rregullisht. Vetëm dy ditë më parë, ai ishte shoqëruar për një vizitë te mjeku specialist. Shtembari, 55 vjeç, dyshohet se ai merrte 100 mijë lekë ryshfet për të punësuar persona në drejtorinë e Emergjencave Civile, Lushnjë.

SHKARKO APP