Ndërron jetë një tjetër mësues si pasojë e COVID-19

Një tjetër mësues ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 ditën e sotme.

Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Sula të shkollës “Bishqem” në Peqin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije shkolla me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë. Jo vetëm ata që e njohin, por në veçanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe ! Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”, shkruan shkolla.

Fatmir Sula është mësuesi i dytë që ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ditën e sotme. Disa orë më parë u raportua se Koronavirusi i mori jetën edhe një mësuesi nga Fieri. Bëhet fjalë për mësuesin Gramoz Abedinaj nga Roskoveci i moshës 60 vjeçare.

SHKARKO APP