Ndërron jetë një tjetër pacient, shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirusi

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri total i viktimave të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë shkon në 25.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje,” tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë,” tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?