Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Ministria e Shëndetësisë njoftim se ka ndërruar jetë pacienti 62-vjeçar i infektuar nga COVID-19, dhe që nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”, njofton Ministria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?