Ndërron jetë studentja në Tiranë

Sipas policisë, 23-vjeçari Aldo Beluli ekzekutoi me studenten 21-vjeçare, Arjela Murati pasditen e sotme në Tiranë, pasi ajo i kishte refuzuar kërkesën për t’u lidhur. Më pas ai qëlloi edhe veten dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia njofton se në vendin e ngjarjes, para portës së Fakultetit të Mjekësisë, janë gjetur dy gëzhoja dhe një pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se para portës së Fakultetit të Mjekesisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Aldo Beluli, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Ariela Murati, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A. B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?