Ndërtimet me shkelje – Bashkia e Tiranës vendos 262 gjoba për 4 muaj
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranë ka marrë 285 masa në sektorin e ndërtimit për periudhën Janar-Prill 2018. Referuar treguesve të punës nga ky inspektorat për periudhën 4-mujore, masat e marra konkretisht kanë të bëjnë me pezullime të punimeve, gjoba, pezullime të punimeve në ndërtim për shkak të shkeljes së lejes zhvillimore, pezullime të punimeve në ndërtim për kalim të afatit të lejes, si dhe vendime për prishje ndërtimi.
Muaji me sanksionet më të larta është Prilli me 80 masa dhe Marsi është muaji me më pak sanksione, me 57 vendime të marra. Por ndërsa në total janë marrë 285 vendime, 262 prej tyre janë gjoba të vendosura në këtë sektor, ndaj qytetarëve që kanë kryer punime të paligjshme në pronat e tyre, për ti vënë fre këtij fenomeni dhe për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e territorit në kryeqytet.
Po ta krahasojmë më një vit më parë, numri i gjobave është në rritje, pasi për periudhën Janar-Prill 2017, janë vendosur në total 85 gjoba. Shkelje të ligjeve të ndërtimit janë hasur thuajse në të gjitha njësitë administrative, por më së paku janë vënë re në ish komunat.
KOHA JONË SONDAZH

