Ndërtimet pa leje, arrestohet biznesmeni i dytë në Tiranë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se “Komisariati i Policisë nr.6 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dritan Molla i moshës 31 vjeç, sepse rreth orës 10.40 në rrugën “Aleksandri i Madh”, është konstatuar se punëtorët e firmes së tij “Molla-L” sh.p.k janë kapur duke ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje të organeve kompetente. ”

Sipas Policisë, Molla ka shkelur Neni 199/a të Kodit Penal.

Intensifikohet kështu lufta e shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme. Molla është ndërtuesi i dytë që arrestohet brenda dy ditëve, sepse dje, Policia vuri në pranga ndërtuesin e njohur Hajredin Fratari.

SHKARKO APP