Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama politikan shumë i aftë

Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe dhëndri i presidenti amerikan, Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një lokacion perfekt. Shumë pak kilometra Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha “Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?