Ndërtimi i Unazës së Madhe, LSI: Policia mësyn në Farkë për të frikësuar dhe intimiduar banorët që preken nga projekti

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Farkë të Tiranës, Aldi Fusha, denoncon demonstrimin e hapur ndaj banorëve të kësaj zone nga ana e policisë.

Përmes rrjeteve sociale, Fusha bën me dije se një autokolonë me automjete policie mësyu sot në Farkë në një akt të hapur demonstrimi force dhe intimidimi ndaj qytetarëve të kësaj zone!

Shkak i këtij operacioni, thotë Fusha, është bërë ndërtimi i Unazës së Madhe, proces që ka bërë që një lagje e plotë në Farkë, ku ka shtëpi, prona dhe varreza është bllokuar krejtësisht.

“Një autokolonë me automjete policie mësyu sot në Farkë në një akt të hapur demonstrimi force dhe intimidimi ndaj qytetarëve të kësaj zone!

Një shqetësim natyral i banorëve për problemin e aksesimit fizik të pronave të tyre i paraqitur në media duket se alarmoi që në mëngjes pushtetin.

Nga ndërtimi i Unazës së Madhe një lagje e plotë në Farkë, ku ka shtëpi, prona dhe varreza është bllokuar krejtësisht. Në mes të rrugës janë vendosur blloqe betoni duke injoruar nevojën për jetesë normale të qindra familjeve.

Banorët që e vuajnë këtë problem vendosën sot ta ngrejnë zërin dhe ta paraqesin shqetësimin e tyre në media. Menjëherë sapo gazetarët nisën intervistat e para, 6-7 automjete të policisë ia behën duke iu bërë presion njerëzve të shpërndahen.

Ky akt shqetësues dhe i hapur kërcënimi ndaj Farkës për të mos e ngritur zërin ndaj shqetësimeve normale nuk mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë.

Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që investohen të shtypin një komunitet, duke i shërbyer qorrazi pushtetit në ikje!

Më 25 prill, çlirojmë jo vetëm rrugët e Farkës por edhe mendjen militante të çdo servili ndaj pushtetit. Askush nuk mund t’ua mbyllë gojën njerëzve të lirë”, shprehet koordinatori i LSI-së, Aldi Fusha.

Një autokolonë me automjete policie mësyu sot në Farkë në një akt të hapur demonstrimi force dhe intimidimi ndaj…

Pubblicato da Aldi Fusha su Martedì 9 marzo 2021

SHKARKO APP