Ndërtimi në lulëzim, por kredia bankare për këtë sektor shënoi rënie me 2017
Kredia për biznesin ka pasur zhvillime interesante për vitin 2017, teksa shihet se sektorët me investime të larta si ai i ndërtimit huaja ka shënuar rënie. Aktiviteti në ndërtim ka qenë kontribuuesi kryesor i rritjes ekonomike, por investimet në këtë sektor nuk po realizohen me kredi bankare.
Sipas të dhënave zyrtare të bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2017 stoku i huasë në ndërtim shënoi 46,3 miliardë lekë me një rënie 1.3 për qind në krahasim me vitin 2016.
Sektori kontribuoi me 45 % të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2017, duke rikthyer timonin e modelit ekonomik drejt tij. Nuk ka kaluar as një dekadë që ku stabilishmenti i ekspertëve të ekonomisë inicioi një debat se Shqipëria duhet të ndryshonte modelin ekonomik nga ndërtimi dhe konsumi drejt sektorëve me produktive. Mirëpo diskutimet për modelin nuk morën preokupimin e qeverive shqiptare, cilat nuk i dhanë një prioritet të qartë zhvillimit të ekonomisë shqiptare duke e lënë biznesin të orientohet kuturu, për tu rikthyer tek ndërtimi.
Kreditimi ka i bizneseve ka qenë një mision i vështirë nga bankat edhe për 2017, teksa shihet se stoku i huasë ra me 2.4 për qind, por në disa sektorë rënia ishte dyshifrore.
Rënia më fortë u konstatua në bizneset e vogla me rreth 42 për qind. Në fund të dhjetorit 2017, stoku i huasë në të vetpunësuarit në familje ishte 2.1 miliardë lekë në krahasim me 3,6 miliardë lekë që ishte me 2016. Po në këtë masë ishte rënia edhe në aktivitet e artit dhe ato të argëtimit. Sektorët kryesorë të ekonomisë, tregtia, industria dhe ndërtimi shënuan rënie.
Zgjerim i kredidhënies u vu re në sektorët e energjisë ( 15%), transportit (9.4%), industrisë nxjerrëse (7.3%, hotelet (4.3%) dhe bujqësia 3.2 %
Teksa investimet e në sektorin e ndërtimit shihen me hezitim nga ekspertët për shkak të mbingopjes së tregut dhe krijimin të një flluske me këtë rast, sektorët të tjerë si energjia dhe turizmi shihen me të qëndrueshëm. Mbështetje e sektorit bankar ndaj këtyre sektorëve ka vijuar edhe më 2017 teka shihet se kanë pësuar rritjen më të larët të stokut të kredisë. Monitor.al
KOHA JONË SONDAZH

