Ndërtohet prita mbi Lumin Shkumbin në Thanasaj, Balla: Nis puna dhe për asfaltimin e rrugës

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, deputeti Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa pa nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e pritës mbi Lumin Shkumbin në Njësinë Administrative Thanasaj në Lushnje.

Balla tha se ndërtimi i pritës lumore ishte një nevojë emergjente dhe që kërkohej prej shumë kohësh nga banorët, pasi sa herë kishte reshje, lumi rrezikonte përmbytjen e banesave të banorëve.

Nga ana tjetër, Balla i garantoi banorët se pas përfundimit të pritës së lumit do të nisë investimi për ndërtimin e rrugës në Thanasaj, e cila sipas tij ka një rëndësi të madhe për lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonës.

SHKARKO APP