Ndërtoi në zonën muzeale në Berat, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm pranë zonës muzeale të Kalasë.

Ai është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, në përpjekje për të shtuar një dhomë. Kjo gjë është e paligjshme pasi zona muzeale e kalasë së Beratit është zonë e mbrojtur nga shteti shqiptar edhe nga UNESCO.

Ndërkohë u proçeduan në gjendje të lirë D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?