Ndërtoi pa leje në tokë publike në Borsh, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Një 45-vjeçar ndërtues nga Tirana u zbulua nga strukturat e Hetimit të Krimeve se kishte ndërtuar pa leje në tokë publike në Borsh.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar shtetasin: Themistokli.D., 45 vjeç, banues në Tiranë.

U krye arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fshatin Borsh është konstatuar se ka kryer ndërtim të paligjshëm në tokë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?