Ndërtuesi i kompleksit “Partizani”, Fatmir Bektashi, paraqitet në SPAK
Aktualitet E Hënë, 20 Nëntor 2023 11:13
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, sipas urdhëresës.
Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.