Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar: Tullat nuk i prisha unë, ”përgjegjjësia e Zotit”
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka lënë pasoja të rënda edhe në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve ka kryer inspektimin dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni. Aty është edhe arkitekti që ka ndjekur punimet për ndërtimin e pallatit, Erind Cami, i cili është djali i pronarit të kompanisë ndërtuese Er-Ar, Maksim Cami.
”Nga kontrolli rezulton që struktura nuk ka dëme të dukshme, ndoshta për analizë tjetër duhen teste me i nstrumenta, valë jo shkatërruese. Ka dëme të çuditshme, stres në muraturë që nuk e konstaton dot direkt për të vënë gishtin për faj, është i pabanueshëm se ka rrezik për shkëputjen e inerteve”.
Në këtë rast u vendos nga inxhinierët një inspektim i dytë për të përcaktuar përfundimisht nëse ka dëmtime të strukturës që mund të jenë të padukshme. “Struktura fillimisht në pamje të dukshme tha është OK, tha ka diskordime në raport me projektin se muret s’kanë rënë pa arsye”, tregon Arta Çuni, banore.
Arkitekti i pallatit, që është njëkohësisht djali i ndërtuesit, i gjen arsyet e dëmtimeve të rënda tek furnitorët. ”Unë s’kam fabrikë tulla të kontrolloj si është, unë e blej te një i tretë, që është i lincensuar. Unë i kam bërë ekspertizën e qëndruar te koka, si shkoj mbarëvajtja e punimeve sipas një kodi që kam në punë, unë s’kam eksperiencë në të tilla raste. Kush është përgjegjësi ? Përgjegjësi sipas teologjisë është Zoti, po për mua është tërmeti, se pallatin nuk e prisha unë, as tullat nuk i prisha unë, u përpoqa e ndërtova. Se bëra të prishja tullat e të plagosja njeri, më e rëndësishmja është që në këtë pallat nuk ka as të plagosur, as viktima”. /Top Story/
KOHA JONË SONDAZH

