Ndërtuesi të riparojë dëmet? Malaj kundër Ramës: S’mund të çosh të dënuarin tek vendi i krimit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë apelin për ndërtuesit e pallateve, apartamentet e të cilave kanë pësuar dëme të lehta jo strukturore që të paraqiten për të bërë deklarimin dhe të marrin përsipër të gjithë riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve.

Shefi i qeverisë insistoi që këtë procedurë ta kryejnë sa më shpejt, pasi çdo ditë që kalon i afron ata më afër burgut.

Por ish ministri i Financave, profesor Arben Malaj e sheh me spekticizëm këtë nismë.

“S’mund të çosh të dënuarin tek vendi I krimit” perifrazon Malaj në një intervistë në studion e Ora News. Ai i bën thirrje qeverisë të ketë kujdes me populizmat. “Nuk duhet të qeverisim thjesht me tulla dhe llaç”

Arben Malaj:  “Nuk duhet të veprohet në panik. Në raportin mes shtetasit të ndërtuar dhe kompanisë që ka ndërtuar, është kontratë dypalëshe dhe për penalitetet të lihet një organ përgjegjës që është prokuroria. Qeveria të mos ndërhyjë. Nuk jam dakord. E kuptoj mbingarkesën e kryeministrit por nuk jam dakord të thuhet që kush e ka bërë dënim të shkojë ta riparojë shpejt e shpejt se do futet në burg. Nuk mund që ata që kanë marrë fitimet që rrjedhin gjak tani të mos ndjejnë përgjegjësi morale apo penale por gjithçka duhet të bëhet mbi bazën ligjore por të mos krijohet populizëm.”  

“Institucioni i vetëm që ndan shapin nga sheqeri është prokuroria e shtetit sepse një populizëm i tepruar çon në armiqësi sociale. Të çosh një kompani të riparojë pallatin ku mund të ketë ndodhur një dëm është si ta çosh një të dënuar tek vendi i krimit. Mund të lindë një tension social. Ke humbur babain, vëllanë apo të është shkatërruar pasuria e jetës. Vlerësimin teknik e bëjnë ekspertët. Të thërrasin sic e bën gjithë botë. Ka plot inxhinierë ndërtmi në pension, të dalin e ti thërrasin.  Unë jam i bindur se ata punojnë dhe vullnetarë, ata janë njerëz me integritet që ky popull  të mos bjerë në depresion.”

Kujdes me fondet

Arben Malaj: “Meriton mirënjohje kush jep ndihma por pjesa humanitare është afatshkurtër, pjesa më e madhe është ajo e prishjeve dhe e ndërtimeve. Po u krijua ideja se janë mbledhur miliona para, kam frikë se nëse krijohet ideja se ky tërmet do kalojë shpejt  se gjithë shtetet e botës po ndihmojnë Shqipërinë mund të bëhemi dorëlëshuar në preventivat e dëmeve, projektet e ndërtimit dhe pas një muaji njerëzit do të na vënë përballë.”

“Nuk kam gjë me bashkinë e Tiranës por nëse nënkryetari I bashkisë së Tiranës ka cështje të hapur në prokurori se ka fjetur me 900 euro nata nuk mund të jetë në skemën e menaxhimit. Nëse kompanitë që kanë dalë me probleme tani duhet të vihen menjëherë në listën e zezë dhe të mos kenë akses në fonde publike. Sepse duhet ti mësojmë që ata të kenë përgjegjësi. Prandaj them që kjo sfidë nuk është e qeverisë vetëm. “

Cuci s’mund të ishte ministri i linjës  

Malaj ka rezerva dhe për emërimin e Bledi Cucit si ministri I linjës për të përballuar këtë situatë emergjente

“Ministri i linjës konsiderohet ministri që ka pësuar dëmin më të madh. Ministri Bledi Cuci nuk përfaqëson ministrin e linjës në këtë rast. Kemi një dëm social.  Duhet të mësohemi me rregulla të shkruara dhe jo emocionet e momentit. Vetëm kështu do ketë shtet formues. “ 

SHKARKO APP