“Ndeshja e yjeve”, Shqipëria humbet 3-4 me Gjermaninë

 

Kombëtarja shqiptare e yjeve ndër vite ka dalë e mundur nga “Ndeshja e yjeve” të Shqipërisë dhe Gjermanisë luajtur në “Elbasan Arena” pasditen e së enjtes

Ndeshja, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për ndërtimin e një fushe futbolli për personat me aftësi të kufizuara, përfundoi me rezultatin 3-4.

Në këtë sfidë, trajneri i kuqezinjve Astrit Hafizi u dha mundësinë të luajnë shumë yjeve të kombëtares shqiptare ndër vite, duke filluar nga ata të viteve ‘80, Musta, Zmijani, Targaj, Zëri, Tole, Agustin Kola e deri te lojtarët, të cilët kanë shumë pak vite që janë tërhequr nga futbolli i luajtur.

Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Bushi min. 34′ e 43′ dhe Kola 40+1′. Për gjermanët shënuan Bobic 16′, Reich 19′, Albertz 48′, 54′.

SHKARKO APP