Ndeshja me Gjerogjinë, ja si do luajnë sot kuqezinjtë

 

Formacioni (4-4-2): Berisha, Agolli, Ajeti, Vesli e Lila. Lenjani, Lila, Xhaka e Roshi. Sadiku dhe Gashi.

Ndryshe nga ndeshjet e shkuara, ku trajneri De Biasi ka paraqitur skemën e tij të preferuar 4-5-1, në përballjen e sotme me Gjeorgjinë (ora 20.00 në 'Qemal Stafa'), formacioni kombëtar pritet të rreshtohet 4-4-2, ku Sadiku dhe Gashi pritet ta nisin nga minuta e parë, duke marrë në duar fatet e sulmit.

Kurse në mesfushë pritet katërshja Lenjani, Lila, Xhaka e Roshi, ku ky i fundit do të jetë i gatshëm për ta ndryshuar formacionin nga 4-4-2, në një 4-3-3, ku Sadiku hapet në krah dhe Gashi futet në mes, duke i lënë krahun e djathtë Roshit. 

Nga ana tjetër, në mbrojtje, pritet të jenë, Lila, Agolli, Ajeti e Veseli, të cilët do të jënë dhe muri mbrojtës i portierit Berisha. Teksa kapiteni Cana pritet ta nis takimin nga stoli.

 

SHKARKO APP