Ndeshjet Rumani-Kosovë për ”Euro 2024”/ Balla: Do të luhen, qesharake lajmet e fundit
Taulant Balla ka ndjekur studimet e larta në Rumani, dhe për këtë arsye është përfshirë në debatin publik mbi mundësinë e anulimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Rumanisë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, shkruan në Twitter, se të dyja ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë do të luhen.
Të dielën u hodh shorti për eleminatoret e Europianit 2024 që do mbahet pas dy vitesh në Gjermani. Teodor Melescanu, ish-ministër i punëve të Jashtme thotë se Rumania nuk duhet të luajë kundër Kosovës, pasi sipas tij, nuk e njeh si shtet.
”Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”.
Both matches between Kosova and Romania will be played, on 16/6/2023 and 12/9/2023. It is ridiculous such a news is still going on👇 pic.twitter.com/rZjIdOf9DK
— Taulant Balla (@taulantballa) October 11, 2022