Ndëshkohen 1 mijë e 121 biznese- Koronavirusi “ndal” anti-informalitetin

Deri në fillim të muajit Mars, mbi 1100 biznese janë ndëshkuar për shkak të shkeljes së legjislacionit tatimor dhe mesa duket përhapja e coronavirusit në vendin tonë mund t’i japë një ndalesë të përkohshme fushatës anti-informalitet, për shkak se administrata nuk është në punë si normalisht dhe sipërmarrja po kalon një periudhë të vështirë. Gjatë këtij viti,  administrata tatimore në kuadër të planit anti-informalitet ka ushtruar 3661 kontrolle në subjekte në të gjithë vendin dhe ka kapur në shkelje 1121 mijë biznese.

Konkretisht shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i përkasin periudhës 2 Janar-4  Mars 2020, ku Strukturat e Monitorimit në Terren kanë bërë verifikime në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Operacional 2020. Ky plan përcaktohet sipas elementëve të identifikuar të riskut nga analiza e deklarimeve të tatimpaguesve në sistemin tatimor, si edhe ndjekjen e të gjitha rasteve të denoncimeve që vijnë nga qytetarët, të cilët konstatojnë shkelje të ligjit në marrjen e shërbimit.

Ndër shkeljet kryesore të konstatuara kanë të bëjnë me subjekte të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore; moslëshim të kuponit tatimor; subjekte me me punonjës të padeklaruar, apo pa pajisjen fiskale; si dhe subjekte që nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Po ashtu janë konstatuar edhe biznese që dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?