Ndihma ekonomike, Spahiu: Mbi 20 mijë hallexhinj po dënohen
Konferenca e Kryetarëve vendosi 15 marsin për zhvillimin e 9 orëve debat parlamentar me kryeministrin për skemën e re të ndihmës ekonomike, prej të cilës janë përjashtuar shumë familje.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, gjatë emisionin ”360gradë” në ”Ora News”, ka treguar raste rrëqethëse të personave që kanë dalë jashtë sistemit të ndihmës ekonomike. Sipas Spahiut, sistemi i kësaj qeverie po dënon shumë më shumë se 20 mijë personat që po deklarohen.
”Kjo është çështje shumë e ndjeshme. Më vjen keq që në vitin 2018 ka ende histori të tilla. Opinioni publik duket i lodhur dhe është lodhur qëllimisht…është një person që drejton gjithccka, s’ka qeveri as kuvend. 20 mijë persona që u lanë jashtë nga skema janë pak, janë shumë më shumë qytetarë që po e pësojnë nga ky personi që është në krye. Pra, është një gjendje kaotike me të varfërit. Avokati i Popullit ka nxjerrë një akt kërkesë për vlerësimin e minimumit jetik”,ushpreh deputeti i LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

