Ndihma për naftëtarët, Ministria e Financave: 40 mijë lekë në muaj për 1 vit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se, qeveria ka vendosur të ndihmojë me 580.2 milionë lekë 870 naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Duke marrë për bazë paketat financiare përgjatë pandemisë, me pagën prej 40 mijë lekësh, si dhe duke marrë për bazë fondin e pagave: Qeveria ka vendosur të japë çdo naftëtari një pagesë mujore në dorë prej 40 mijë lekësh, duke i mbajtur në çdo rast në skemën e sigurimeve shoqërore. Pra, çdo naftëtar do të mund të çojë në shtëpi 40 mijë në muaj dhe do ti paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Qeveria është e angazhuar për gjetjen sa më parë të një investitori për rafinerinë dhe rifillimin e punës të naftëtarëve.
Fondi do të mbulojë një pagë mujore për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?