“Ndihmat e qeverisë shkojnë për militantët”, Berisha publikon skandalin
Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në rrjetin e tj social Facebook ka publikuar një video të një banori të Rrëshenit ku denoncon se ndihmat në këtë qytet po bëhen me selektim mbi baza partiake.
Banori i shkruan Berishës se ndihmat e premtuara nga qeveria po i administron partia socialiste vetëm për militantët e vet.
Shumicave e familjeve tjera jetojnë ne kushte mizerabel dhe nuk kemi çfarë hamë,-shkruan ndër të tjera banori në mesazhinn drejtuar Berishes
Postimi i plotë
“Ndihmat ne Miredite shperndahen per administraten dhe partine!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Tungjatjeta Doktor! Jam nje banore i Rreshenit dhe dua te denoncoj nje rast. Kjo eshte makina e administratorit te qytetit Nikolin Kacorri i cili shperndan ndihma me rastin e fatkeqsis vetem ne familjet socialiste dhe votuesit e tyre. Sic e shikoni pallati eshte i permasave cilesore per kushtet e Rreshenit nderkohe qe shumicave e familjeve tjera jetojne ne kushte mizerabel dhe nuk kemi cfare hame. Eshte e qarte se keto ndihma shkojne vetem per punonjesit e administrates dhe militantet e tyre”.